E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj pret kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran.

Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-së ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen se një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Michel Tarran, diplomat karriere francez, mori detyrën si kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›