Begaj takim me homologun kroat: Dënuam sulmin kriminal në Banjskë, që pas 24 shtatorit gjërat nuk janë më njësoj

Në konferencën me presidentin kroat, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Begaj tha se gjërat nuk janë më si më parë mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëri thirrje që negociatorët e dialogut mes dy vendeve të kenë një qasje të re.
“Nënvizova se pas aktetit të Hamasit ndaj izraelit bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 24 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, tha Begaj.