E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj takon shefin e Interpolit: Lufta ndaj kriminalitet më e suksesshme falë forcimit të bashkëpunimit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Interpolit, Ahmed Nasser Al- Raisi.

Presidenti i Republikës vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis Interpolit dhe Policisë së Shtetit.

Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.

Kujtojmë se këtë javë në Tiranë zhvillohet konferenca e 51 e Interpolit. Deri të enjten kryeqyteti shqiptar mirëpret drejtuesit më të lartë të policive të të gjitha vendeve që janë anëtare e Interpol

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›