E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Begaj uron 80-vjetorin e Çlirimit: Aspirata e dëshmorëve për liri, detyrimi ynë për një Shqipëri të përparuar

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot Ditën e Çlirimit, ndërsa u shpreh se sakrifica e dëshmorëve është amaneti ynë.

“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë”, u shpreh Begaj në mesazhin e tij.

Begaj theksoi se aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

“Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.

Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit.

1 nga 3

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›