E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj uron Haxhiun: Shqipëria qëndron pranë Kosovës

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e dhjetë.

“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X!”, u shpreh Presidenti Begaj, duke shprehur gjithashtu urimet për Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit.

Presidenti nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës, duke mbështetur institucionet demokratike dhe rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Ky mesazh i Presidentit vjen në një moment kyç për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetin politik në Kosovë.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›