E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj uron Pavarësinë: Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë! Le të ecim drejt BE më të bashkuar se kurrë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Begaj thekson se sot Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Reagimi:

Gëzuar Kosovë!

Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,

me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!

Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!

BASHKË, JETË E MOT!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›