Begaj uron Trump për fitoren: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik, pres të forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – shprehet Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit.
Congratulations on your election victory, @realDonaldTrump!
Albania cherishes our longstanding friendship and strategic partnership, and I look forward to strengthen further this bond of cooperation.
????????????????
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 6, 2024