E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Begaj uron Trump për fitoren: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – shprehet Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›