E Martë, 3 Nëntor 2026

“Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura!” Çelet fushata e rekrutimeve në Gjirokastër

Punësimi i të rinjve po shihet me prioritet edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Falë programeve të studimit dhe të punësimit çdo vit po bëhen pjesë e Forcave të Armatosura një numër i lartë i të rinjve. 

Shefi i seksionit të rekrutimit në qarkun e Gjirokastrës, Qemal Nislla, thotë se “prej datës 7 shkurt ka nisur regjistrimi për rekrut të rinj që do t’i bashkohen Forcave të Armatosura”.

“Gjatë kësaj jave, interesimi i të rinjve patjetër që ka qenë i mirë siç ne e presim. Aplikimi mund të bëhet online, por ne kemi pasur më shumë sukses duke ardhur te seksioni i rekrutimit në qarkun Gjirokastër,” shprehet z. Nislla.

Përveç rritjes profesionale, të rinjtë që bëhen pjesë e Forcave të Armatosura kanë një sërë përfitimesh. Përveç rritjes profesionale, Ministria e Mbrojtjes ofron ndihmë financiare si dhe mundëson subvencionimin e një pjese të qirasë së shtëpisë apo marrjen e kredisë për blerje banese. 

“Të bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura është një benefit më vete, krahas asaj që t’i shërbesh interesave të atdheut në fushën e mbrojtjes, por edhe nga ana ekonomike duke e marrë si një vend pune. Është një vend pune i sigurt, me garanci të plotë, një vend pune që të jep pagë shumë të mirë për kushtet tona. Ka një benefiti që nuk e kanë të tjerët: i riu ose e reja, duke pasur punën të garantuar, duke pasur kredi me interes 0 do të thotë që kanë një mundësi të mirë strehimi,” thotë z. Nislla.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›