E Martë, 3 Nëntor 2026

Bëhuni gati për epokën e re bërthamore! Si politikat e Trump mund të nxisin armatimin ekstrem të botës

Administrata e dytë e Trump rrezikon të shkaktojë një valë të re të prodhimit bërthamor, jo nga shtetet diktatoriale apo terroristët, por nga aleatët e SHBA-së, të cilët mund të mos ndihen më të sigurt nën mbrojtjen amerikane.

Kështu shkruan “Foreign Affairs” e cila shton se rënia e mundshme e rendit ndërkombëtar mund të bëjë që shumë vende të ndjekin armët bërthamore si një mjet për të garantuar sigurinë e tyre në një peizazh të pasigurt gjeopolitik.

Politika e jashtme e administratës Trump karakterizohet nga një tërheqje nga angazhimet dhe partneritetet ndërkombëtare, veçanërisht ato që kanë ofruar historikisht garanci sigurie për aleatët e SHBA.

Se fundmi, edhe vetë NATO duket se po shkon drejt vështirësive të mëdha sa i përket presionit amerikan.

Nëse rendi shembet, vendet mund të ndihen të detyruara të zhvillojnë arsenalin e tyre bërthamor, nga frika e braktisjes nga SHBA.

Gideon Rose në artikullin e tij në “Foreign Affairs” thekson se çmontimi i rendit liberal mund të çojë në një përhapje të armëve bërthamore midis kombeve që dikur mbështeteshin në sigurinë e SHBA. Ai i referohet shkencëtarit politik Kenneth Waltz, i cili argumentoi se përhapja bërthamore mund të stabilizojë rivalitetet ndërkombëtare përmes konceptit të shkatërrimit të siguruar reciprok. Megjithatë, klima aktuale gjeopolitike mund ta sfidojë këtë hipotezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›