E Martë, 3 Nëntor 2026

“Bëj palestër për trurin, jo trupin”, debat mes Albanos dhe Rigelsës: Ishte batutë, nuk e kisha me tendencë

Gjatë spektaklit të sotëm të “Ferma Vip” është diskutuar debati i Albanos me Rigelsën. Shkak i debatit është bërë një batutë e Albanos që duke e komplimentuar për trupin i kërkoi të mos bënte më palestër, pasi sipas tij nuk ka më nevojë, por të bëjë palestër për trurin.

Kjo batutë ka indinjuar Rigelsën, gjë të cilën e shprehu edhe gjatë spektaklit.

https://www.youtube.com/watch?v=119IY4UxDx8

Megjithatë, Albano theksoi se raporti i tyre nuk pësoi “krisje” dhe ishte thjesht një batutë, pa asnjë tendencë.

Pjesë nga debati:

Albano: Cili është shkrimtari yt i preferuar?

Rigelsa: Nicholas Sparks dhe Will Buzz

Albano: Lexo Franc Kafkën, Dostojevskin se të bëjnë mirë për trurin.

Spektakli i “Ferma Vip” transmetohet në Vizion Plus dhe në dy kanalet e Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”. Gjithashtu edhe kanalin e YouTube, Ferma Vip.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›