E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Antikontrabanda në vijën e parë të luftës kundër paligjshmërisë

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim pune me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës, ku theksoi nevojën për forcimin e luftës kundër paligjshmërisë dhe rritjen e rezultateve në terren.

Në fokus të takimit ishte rritja e efikasitetit në parandalimin dhe zbulimin e shkeljeve doganore në të gjithë vendin, si dhe intensifikimi i kontrolleve për të goditur çdo formë kontrabande.

Drejtori Beja kërkoi më shumë vigjilencë dhe koordinim mes strukturave, duke nënvizuar rolin kyç të Antikontrabandës në garantimin e një tregtie të ndershme dhe të sigurt, si dhe në mbrojtjen e të ardhurave buxhetore.

Gjatë takimit, Beja falënderoi strukturat për aksionet e ditëve të fundit dhe përgëzoi ekipet për tre operacionet e suksesshme të finalizuara brenda një jave, të cilat i cilësoi si dëshmi të profesionalizmit, përkushtimit dhe vendosmërisë në terren.

Ai theksoi se lufta kundër kontrabandës mbetet prioritet i pandërprerë i administratës doganore, me synim forcimin e shtetit ligjor dhe krijimin e një klime të drejtë konkurruese në treg.

1 nga 2

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›