E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja në UNCTAD: Doganat shqiptare drejt harmonizimit të plotë me standardet e BE-së

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim zyrtar në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) në Gjenevë, ku në fokus të diskutimeve ishte modernizimi i sistemeve doganore shqiptare dhe harmonizimi i tyre me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimeve me drejtuesit e programit ASYCUDA, u vlerësua progresi i arritur nga administrata doganore shqiptare në zhvillimin e sistemeve të reja teknologjike, kalimin në platformën ASY5, si dhe integrimin me sistemet europiane të tranzitit dhe shkëmbimit të informacionit.

Sipas Drejtorisë së përgjithshme të Doganave, ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe sigurisë në procedurat doganore, duke afruar më tej Shqipërinë me praktikat dhe standardet e vendeve të Bashkimit Europian.

Një fokus i veçantë gjatë diskutimeve iu kushtua përdorimit të inteligjencës artificiale në analizën e riskut, vlerësimin doganor dhe klasifikimin tarifor.

Pala shqiptare prezantoi prioritetet për transformimin digjital të administratës doganore, me synim ndërtimin e një sistemi modern, inteligjent dhe plotësisht të harmonizuar me standardet europiane.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me UNCTAD dhe programin ASYCUDA, si një partner strategjik në mbështetje të reformave doganore dhe avancimit të proceseve të digjitalizimit në Shqipëri. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›