E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja:Projekt rezolta e PE-së ,një hap i ri për liberalizimin e vizave


Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD-së, Fatos Beja tha se projekt rezolta e PE-së është një hap i ri për liberalizimin e vizave. "Kjo tregon mbështetjen e Shqipërisë . Tashmë ekspertë të BE-së po verifikonjë në terren kushtet e plotësuara për vizat", tha ai.

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha janë një sërë projektesh që pritet të vihen në zbatim lidhur me bujqësinë. Ai theksoi se do përfundohet një projekt me vlerë 40 milionë euro nga Banka Botërore.
Deputeti socialist, Gazmir Bizhga duke folur për prishjen e ndertive në Hamallaj tha se qeveria nuk kurseu asnjë familje për të shkatërruar banesat. "Qeveria çoi deri në fund ekzin e saj pa u ndalur edhe në përdorimin e dhunës. Banesat në këto zona janë ngritur nga të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që kanë punuar në emigracion për t'i bërë. Por kjo nuk i intereson qeverisë", pohoi Bizhga.
Bizhga kërkoi që banorët të lihen të qetë dhe mos përdorem të dhunë ndaj tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›