E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekham kalondemtimin ne fusheqe te shtunen

SHBA- Devid Bekham duket gati te rikthehet per here te pare ne fushe qe prej demtimit te pesuar ne muajin mars ne nje ndeshje te Milanit me Kievon. Mesfushori i Los Anxhelos Galaksi eshte stervitur rregullisht dhe ka bere te ditur se do te jete ne fushe ne ndeshjen me Kolumbus diten e shtune nje sfide qe do te jete e para per te qe prej keputjes se tendines se Akilit 6 muaj me pare.

Mendoj se eshte nje shans i mire - deklaroi Bekham. ndash Dua te sigurohem se kemba nuk do te me acarohet me tej. Ndoshta mund ta nis nga stoli por ka rendesi qe jam rikthyer ne skuader shtoi mesfushori britanik. Bekham luajti per 45 minuta diten e merkure ne nje ndeshje miqesore epr te testuar kemben e tij. Trajneri Brus Arena u shpreh i kenaqur me rikuperimin dhe beri te ditur se do tia plotesoje deshiren Bekham.

Mesfushori i Galaksi eshte lene jashte nga trajneri Fabio Kapelo i cili ka deklaruar se Bekham eshte shume i vjeter per te qene akoma pjese e skuadres. Ajo deklarate ishte nje surprize per mua por e takova dhe Kapelo me shpjegoi gjithcka sqaroi Devid Bekham.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›