E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bel Air ofron sherbim te ri

Kompania ajrore Bel Air fillon tre here ne jave fluturimet nga Tirana ne Zagreb. Ky sherbim i ri ofrohet me nje kosto te ulet dhe mundesohet te henen, te merkuren dhe te premten. Avioni 46 vendesh ATR ofron nje komoditet dhe cilesi te vecante. “Kjo linje e re merr nje tjetwr rendesi pasi vjen ne momentin kur Shqiperia dhe Kroacia jane gati per t’u anetaresuar ne NATO. Eshte kenaqesi te shohesh se pas nje axhende politike te perbashket te dyja vendet kane nje lidhje fizike me njeri tjetrin u shpreh ne ceremonine e organizuar Drejtoresha e Pergjithshme e Aeroportit te “Nene Tereza”, Andrea Gebeken. Merrte pjese ne ceremoni edhe ambasadori i Kroacise ne Tirane Darko Javorski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›