E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belen: Nuk jam ndar me Corona-n

Belen Rodriguez përgenjeshtron lajmet se historia e dashurisë me Fabrizio Corona-n ka përfunduar.

"Unë nuk i kam bërë gati valixhet dhe me Fabrizio-n jemi grindur pasi erdhi i pirë në shtëpi. I thashë të zhdukej dhe në kulmin e nervave kam thyer dy pjata...asgje me rëndësi, në fund të fundit, të gjithë nxehemi apo jo?', thotë e dashura e mbretit të paparacëve të Italisë.

Showgirl më e famshme e momentit në vendin fqinj thotë se asgjë nuk ka përfunduar dhe mohon kategorikisht kthimin me ish të dashurin, futbollistin Borriello.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›