E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belen ua tregon të gjithëvefluturën

Kjo është fotoja që e gjen sot në të gjitha mediat italiane dhe jo vetëm. Bluja dhe roza e fustanit të Belen Rodriguez me të çarën e ekzagjeruar ka pushtuar postimet në Facebook dhe Tuiter, ndërsa shikuesit e Sanremos ishin gati të vinin bast nëse ajo mbante apo jo të brendshme.

Fustani i bukuroshes argjentinase me një të çarë që shkonte deri në rrëzë të këmbës së djathtë ka zbuluar tatuazhin e saj (një flutur), gjë që e ka vënë në siklet disa herë, por mesa duket jo aq sa ta detyronte të ndërrohej.

Kam veshur të brendshme, por janë të veçanta, iu përgjigj ajo shigjetave për veshjen e guximshme.

Disa vite më parë, Valeria Marini, e cila drejtonte Sanremon, u kritikua për një veshje të ngjashme, por duhet theksuar se në rastin e saj imagjinatës i ishte lënë më shumë vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›