E Martë, 3 Nëntor 2026

Beleri dhe Kushtetuesja, gjyqtarët e rrëzuan tre herë kreun e zgjedhur të Himarës

Brenda dy muajve Gjykata Kushtetuese ka marrë tre vendime për Fredi Belerin, i cili pret pas një jave vendimin e gjykatës penale ndaj tij.

Në të tre rastet, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës ,që ka marrë mandatin nga KQZ, por nuk ka bërë betimin, është rrëzuar nga kushtetuesja, e cila me vendimet e saj dy herë nuk ka pranuar kërkesat e Belerit dhe në një rast e rrëzoi në seancë pretendimin e tij. Nga 21 marsi deri në 8 prill të këtij viti, në protokollin e Gjykatës Kushtetuese është shënuar rrëzimi i kërkesës së Belerit, i cili kishte kërkuar nga kjo gjykatë shpalljen të paligjshëm të kufizimit të lirisë së tij, një shkak që nuk po e lejonte të betohej. Ky vendim mban nr. 19 të datës 21.03.2024.

Në dy vendime të tjera të datës 3 prill dhe 8 prill 2024, gjyqtarët kushtetues, me shumicë votash nuk i kaluan fare në seancë për t’i shqyrtuar pretendimet e Belerit, i cili ende pa shteruar mjetet në shkallët e gjyqësorit, siç parashikon juridiksioni, kishte pretenduar drejtësi në Gjykatën Kushtetuese. Beleri kërkoi në Kushtetuese të rrezohej vlefshmëria e arrestit në flagrancë qe kishte vendosur gjykata ndaj tij, mbi bazën e përgjimit ambiental.

Edhe në këtë rast, mbledhja e Gjyqtarëve kushtetues vendosi me shumicë votash, moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, duke cilësuar në arsyetim se shkallët e tjera të gjyqësorit e kishin vlerësuar të ligjshëm procesin ndaj tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›