‘Beleri’, ish ministrja e Mbrojtjes ‘thumbon’ ish-kandidatin e opozitës: Greqia investoi në njeriun e gabuar

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, e ftuar në një program televiziv, u pyet për çështjen Beleri.
Kodheli theksoi se Greqia investoi tek njeriu i gabuar. Ajo shton se asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt rrugës europiane.Mimi Kodheli: Greqia investoi në rrugën pa krye. Duke qenë se Athina e nisi këtë rrugë, po shkon drejt kësaj udhe. Unë besoj se do të ketë një zgjidhje. Në rrugën tonë europiane, asgjë nuk e ndal Shqipërinë.
Edhe diplomacia funksionon, edhe shkëmbimi i interesave duhet të funksionojë. Do të shpresoja që të dyja palët të fitojnë. Në vitin 2030 hyjmë në BE./m.j