E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belfodil dhe Icardi: Juvja nuk është e pathyeshme

ikardioInteri prezanton dy përforcimet e reja në sulm, Ishak Belfodil dhe Mauro Icardi. Ish lojtarët e Parmas dhe Sampdorias u shfaqën përpara mediave me fanelën zikaltër, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tyre. Në praninë e drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, argjentinasi dhe algjeriani u shfaqën të lumtur për aventurën e re që starton nga kompleksi malor i Pizolos.
Belfodil
21-vjeçari, Ishak Belfodil, i cili u bë i njohur te skuadra emiliane e Parmas, shënoi 8 gola në 34 ndeshje gjatë sezonit të shkuar, por tashmë ai shikon nga e ardhmja sepse Interi është një faqe e re në karrierën e tij. Por, në Milano ai do të drejtohet edhe nga një trajner i ri që është Ëalter Mazzarri. E njoh Mazzarrin që prej një jave dhe mund të them se ai punon shumë duke dhënë më të mirën e tij gjatë seancave stërvitore. Ka folur me të gjithë lojtarët, duke na këshilluar këshilloi të bëjmë lëvizje të studiuara mirë, pavarësisht rolit që do të kemi në fushën e lojës. Mua më pëlqen të luaj si sulmues i parë por mund të përshtatem në çdo pozicion të sulmit. Algjeriani do të luajë me fanellën me numër 7 te Interi ku ka gjetur edhe mirëkuptimin e shokëve të skuadrës dhe trajnerit për të kryer një rit që ai e kryen prej kohësh, agjërimin e muajit të Ramazanit. Trajneri dhe stafi po më ndihmojnë shumë që ta kaloj me sa më pak probleme këtë periudhë. Unë po përpiqem të jap maksimumin sepse e di shumë mirë që kjo periudhë është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e sezonit të ri. Nuk është hera e parë për mua që agjëroj sepse të njëjtën gjë kam bërë edhe në Parma. Belfodil e nisi karrierën në Francë me Lionin, ndërsa Bolonja u bë trampolina e tij për në Serie A. Ai ka veshur fanelën e 20 vjeçarëve të Francës, por zgjodhi të luante për Algjerinë pasi mori lejen nga FIFA. Dy vjet më parë vendosa të luaja për Algjerinë dhe nuk besoj se ndryshimi i skuadrës në Itali do të ndikojë për mirë apo për keq në kombëtare sepse jam aktivizuar shpesh edhe kur luaja në Parma.
Ikardi
Ndërsa Ikardi ka folur për Juventusin. Ai ka deklaruar se asnjë skuadër nuk është e pathyeshme dhe se rëndësi kanë 90 minutat e lojës. Ata kanë blerë dy kampionë si Tevez dhe, por ne jemi të rinj, dhe do mundohemi të fitojmë këtu. Pas fazës përgatitore të Pinzolos, Interi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në turneun veror Guinness International Champions Cup ku bëjnë pjesë edhe Milani, Juventusi, Chelsea, Reali i Madridit, Los Angeles Galaxy dhe Valencia. Evenimenti do të zhvillohet nga data 27 Korrik deri në 7 Gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›