E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Belgjika: Lukaku është, Saelemaekers në pritje, Origi jashtë

Belgjika ka ftuar Romelu Lukakun dhe Charles De Ketelaere për Kupën e Botës në Katar. Trajneri i Djajve të Kuq, Roberto Martinez është fokusuar te qendërsulmuesi i Interit dhe te mesfushori sulmues i Milanit, pavarësisht problemeve përkatëse në muajt e parë të sezonit në Serinë A.

Në mesin e lojtarëve të përfshirë në Serinë A dhe në kombëtaren belge, lojtari i Milanit, Origi është jashtë, ndërsa Saelemaekers është në gatishmëri së bashku me tre lojtarë të tjerë në pritje të fillimit të turneut. Ka kohë deri në 24 orë para debutimit në Kupën e Botës. Në listën e 26 emrave është edhe ish-Napoli – tani te Galatasaray – Dries Mertens.

Kjo është lista e publikuar nga Roberto Martinez:

Portierë: Casteels, Courtois, Mignolet

Mbrojtësa: Alderweireld, Debast, Faes, Theate, Vertonghen, Castagne, Meunier

Mesfushorë: Carrasco, T. Hazard, De Bruyne, Dendoncker, Onana, Tielemans, Vanaken, Witsel, De Ketelaere, Doku, E. Hazard

Sulmuesa: Mertens, Trossard, Batshuayi, Openda, Lukaku

Lojtarë në pritje: Heynen, Lukebakio, Denayer, Saelemaekers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›