E Enjte, 5 Nëntor 2026

Belgjika mund Kanadanë duke “djersitur”

Belgjika fitoi me rezultatin minimal  1-0 kundër Kanadasë. Në  ndeshjen e tyre të parë në këtë botëror, të dyja skuadrat dhuruan emocione, raste të shumta  por munguan konkretizimet.

Belgët, vuajtën shumë shpejtësinë e kanadezëve të udhëhequr nga Davies i Bayern Munchen, i cili edhe pse realizoi një ndeshje të mirë, në pjesën e parë la një shije të keqe duke humbur një 11 metërsh .

Ndërkohë në minutën e 44 Belgjika kaloi në avantazh me Batshuayi, i cili realizojë  golin e vetëm të ndeshjes pas një asisi 60 metra  të Alderweired .

Në pjesën e dytë, Kanadaja luajti më mirë, por rastet e shumta të krijuara nuk u finalizuan për të gjetur të paktën golin e barazimit.

Megjithatë vetëm 3 pikët mund ta justifikojnë Belgjikën në këtë ndeshje të parë, duke kryesuar përkohësisht  grupin F.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›