Belgjike Mbreti i le fronin te birit

Mbreti i Belgjikës Alberti II abdikoi fronin për t’ia lënë të birit, Princit të Kurorës, Filip në një ceremoni të zhvilluar në pallatin mbretëror.
Alberti II falenderoi bashkëshorten e tij Paola për mbështetjen si dhe kryeministrin Elio Di Rupo për shërbimin ndaj vendit. Filipi tashmë ka për detyrë të zgjidhë krizën kushtetuese në vend. Mbreti Albert ushtroi autoritetin e tij për të ndërmjetësuar mes forcave politike për formimin e një qeverie (2010-2011) kur Belgjika kishte 541 ditë pa një të tillë sepse zgjedhjet nuk kishin prodhuar një fitues të qartë. Në fillim të muajit Mbreti Albert tha se nuk ndjehej në gjendje të mirë shëndetësore për të vazhduar detyrën. Filipi do të jetë Mbreti i shtatë i Belgjikës, vend që ka një monarki kushtetuese, ku mbreti ka një rol gjerësisht simbolik. / Top Channel