Belgjike masaker ne qender te Liezhit

Një sulm me armë zjarri dhe granatë në qendër të qytetit belg të Liezhit shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosi 75 të tjerë, përfshi një të porsalindur, raportuan mediat të martën në drekë.
Një atentator, i identifikuar si Nordine Amrani, hapi zjarr nga çatia e një ndërtese, nga ku hodhi edhe një granatë drejt stacionit të populluar të autobuzit. Ai vrau veten pasi përfundoi municionet.
Amrani kishte precedent penal për zotërimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, ndërsa ishte dënuar me pesë vjet burg për këtë akuzë, ndonëse kishte kryer vetëm gjysmën e dënimit.
Autoritetet kanë përjashtuar pistën e terrorizmit si një arsye e mundshme e masakrës. Raportet fillestare folën edhe për dy persona të tjerë të armatosur që bashkëvepruan në sulm, por komunikata zyrtare e policisë qartëson se Amrani veproi i vetëm.
Imazhet televizive kanë paraqitur pamje tronditëse të gjakut të përhapur mbi kalldrëmin e sheshit. Bilanci tragjik mund të rritet më shumë në orët në vazhdim, pasi shtatë të plagosur janë në gjendje kritike për jetën.
Rrugët në qendër të qytetit janë mbyllur. Helikopterët po patrullojnë qytetin nga ajri, ndërsa ekspertët e lëndëve shpërthyese kanë mbërritur në vendngjarje.
Sipas një televizioni belg, shumë klientë mbetën të bllokuar brenda dyqaneve dhe qëndrave tregtare për disa orë, pasi dyert u kyçën nga frika.
Sheshi “Saint Lambert” është një pjesë shumë e rrahur nga banorët e Liezhit, pasi atje përqendrohen dhe të gjithë stacionet e transportit publik.