E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, përplaset autobuzi, 5 viktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, kur autobusi me të cilin udhëtonin, është përplasur sot herët në mëngjes, afër qytetit Antverpen, në pjesën veriore të Belgjikës.

Raportet e mediave thonë se autobusi me targa polake kishte afro 40 udhëtarë të moshës 15 17 vjeçare, nga Rusia dhe Ukraina.

Shkaqet e përplasjes së autobusit në autostradë nuk dihen.

Ndër të vdekurit raportohet se janë tre të rinj, shoferi dhe një udhëtar i rritur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›