E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, tifozët shpalosin banderolën me frymëzim nga ISIS-i

“I kuq ose i vdekur” shkruanin në banderolën e tyre, tifozët e “Standart Liege” në ndeshjen e luajtur dje kundër Anderlecht-it të Hasit. Frymëzimin për banderolën e patën nga modeli që kanë zgjedhur terroristët e ISIS-it.

Tifozët e Standartit kishin zgjedhur këtë mënyrë për të pritur ish-kapitenin e tyre Steven Defour. Verën e shkuar, mesfushori belg zgjodhi t’i bashkohet Anderlechtit pas eksperiencës 3 –vjeçare tek portugezët e Portos. Ironikisht, Defour u dergua jashtë lojës nga arbitri i takimit pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e ’53.

Tifozët ultras të “Standart Liege” njihen për veprime të tilla, pasi edhe në dhjetorin e 2013 në ndeshjen kundër Anderlecht-it shfaqën një tjetër banderolë kompromentuese.

Autoritetet belge kanë nisur hetiinm ndaj autorëve. Pritet përjashtimi i tyre për një kohë të gjatë nga stadiumi dhe gjobitja e klubit të Standart-it.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›