E Diel, 1 Nëntor 2026

Belind Këlliçi reagon ndaj mbështetjes së Vuçiçit ndaj Ramës: Tradhtarë te kombit që i kthejnë nderet njëri- tjetrit! Te dy do të kenë po të njëjtin fund!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për kryeministrin Edi Rama dhe protestat e studentëve në Shqipëri.

Këlliçi ka akuzuar Ramën se i ka qëndruar në krah Vuçiçit në momente të vështira, duke pretenduar se kjo ka dëmtuar interesat kombëtare dhe ato të Kosovës.

Më tej, deputeti demokrat e cilëson Vuçiçin si një autokrat që, sipas tij, po vlerëson Ramën, por njëkohësisht po e kritikon për qëndrimin ndaj protestave studentore.

Reagimi:

Ashtu siç Edi Rama i ka qëndruar në krah në momente të vështira binjakut të tij, duke dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, erdhi koha që vllau Vuçiç t’i kthejë nderin.

Autokrati i dorëhequr i Beogradit, vlerëson autokratin ende në detyrë në Tiranë dhe e qorton se është treguar i butë me studentët.

Të dy do kenë fund të njëjtë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›