E Diel, 1 Nëntor 2026

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, ish-zv.kryeministrja e pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Ish numri dy i qeverise, Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të çështjes penale ndaj saj, ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazes se Madhe. 

balluku ne spak

Mësohet se Balluku u paraqit me avokatin e tij, ndërsa raportohet se ish zv.kryeministres iu komunikua zgjatja e hetimeve deri në janar 2027.

Sipas njoftimit të SPAK-ut të publikuar më 9 shtator 2026, Balluku është marrë e pandehur për dyshime për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në bashkëpunim, në tetë procedura prokurimi.

Vlera e përgjithshme e procedurave të përfshira në dosje kalon 600 milionë euro. Prokuroria dyshon se në këto tendera janë krijuar avantazhe të padrejta për operatorë ekonomikë të caktuar.

Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të një vile në Dhërmi. Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime se pasuria mund të lidhet me përfitime të parregullta.

Në shtator, SPAK njoftoi një tjetër masë sekuestrimi për një pronë në Palasë, të cilën prokuroria dyshon se e lidh me përfitime të parregullta nga procedura e tenderimit për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›