Belliu Amerikani parandiente rrezik nga predhat ne Gerdec
Fakti u be i ditur ne seancen e djeshme te dosjes Gerdeci ne Gjykaten e Tiranes nga deshmitari Andi Belliu. Belliu ish-punonjes ne fabriken e demontimit tha dje se Rodney Tailor nje nga specialistet amerikane qe punonin ne fabrike i kishte treguar per rrezikun e madh ne te cilin demontoheshin predhat ne Gerdec. Sipas deshmitarit amerikani Taylor me te cilin ai kishte miqesi i kishte thene Ne asnje menyre te mos shkosh te punosh atje. Duke iu referuar thenieve te Taylor-it deshmitari tha se amerikani e shihte krejtesisht te pasigurt projektin e dyte te punes ne Gerdec ate te demontimit te predhave. Ne deshmine e tij deshmitari Belliu njekohesisht ish-kreu i shoqates Punetoret e Gerdecit hodhi edhe hije dyshimi mbi nje linje transporti municionesh drejt Rinasit. Nga Gerdeci ne Rinas nuk di te jene transportuar municione. Nga Rinasi ne Gerdec di qe kane ardhur kuti metalike fishekesh bosh tha deshmitari. Deshmia e Belliut u kundershtua nga avokati Maks Haxhia i cili e konsideroi deshmitarin te pabesueshem dhe te manipuluar. Deshmitari Belliu ishte njoftuar per dhjetera seanca me radhe nga ana e gjykates por vetem dje ai u paraqit para saj.
DESHMIA
Deshmitari Andi Belliu kishte punuar ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec ne periudhen gusht-nentor 2007. Njohja e tij me punonjesit amerikane te Gerdecit ishte bere per shkak te nje dyqani interneti qe ai kishte ne qytezen e Vores. Une kam pasur miqesi me nje prej tyre Rodny Taylor. Te gjithe ata ishin kater vete. Ata vinin aty me lap-top-et e tyre pasi une isha i vetmi dyqan interneti. Di qe Rod Tayloar ishte menaxher lokal i SAC tha deshmitari. Per punen e tij ne fabrike deshmitari u shpreh Une nenshkrova nje deklarate per rregullat e sigurimit teknik. Duhet ta firmosnin te gjithe ate. Nuk isha i siguruar per punen. Ne fabrike deshmitari kishte punuar tek makinerite e demontimit te fishekeve te kalibrave 12.7 mm 14.5 mm dhe 7.64 mm. Gjate kohes qe punonte ne Gerdec deshmitari rrefeu se kishte pasur edhe nje takim rastesor me Patrik Henry administratorin e SAC. Deshmitari rrefeu dje se pasi kishte lene punen ne Gerdec kishte mbajtur kontakte vetem me Rodney Taylor-in. Sipas Belliut hera e fundit qe kishte takuar Taylorin ishte dita e shperthimit te Gerdecit. Pas kesaj here nuk jam takuar me me te pasi te nesermen ai u largua nga Shqiperia. Rodney kishte bere nje filmim nga ballkoni i Hotel Kontinentalit. Me pas filmimin ma ka postuar. Ishte regjistruar momenti i shperthimit. Nga Gerdeci ne Rinas nuk di te jene derguar municione. Nga Rinasi ne Gerdec di qe kane ardhur kuti metalike bosh. Ky ambalazh ka ardhur ne 19-20 tetor 2007. Me sa di une perberesit e demontimit shiteshin. Barutin SAC e conte ne Belgjike. Pjeset e tjera ambalazhoheshin ne thase te medhenj dhe vinin i merrnin disa kamione civile me targa te Durresit tha deshmitari. Per kushtet e punes ne Gerdec Belliu tha Tek makinat e demontimit ka pasur ca kova me uje. Ka pasur edhe fikes zjarri por me sa di une sishin ne funksion. Ka pasur disa here zjarr tek makinerite. E kemi fikur me kovat me uje. Per procesin e predhave Rodni me ka thene Ne asnje menyre te mos shkosh te punosh atje. Deshmitari pohoi se amerikani i druhej nje shperthimi dhe qendronte vetem pak sekonda ne zyren e tij ne Gerdec. Rodney me thoshte Kur shoh se si behet demontimi ne fabrike dal me vrap nga zyra. Une u pata thene te benin kujdes njerezve qe punonin aty tha Belliu. Deshmitari tha se pas Krishtlindjeve te vitit 2007 Rodney Tailor ishte kthyer ne Shqiperi per te rimarre ne Amerike makinerite e demontimit te fishekeve.