E Diel, 1 Nëntor 2026

Belortaja pret ambasadorin korean, i paraqet letrat kredenciale

Tiranë, 8 korrik, NOA Zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, priti sot në një takim ambasadorin e republikës së Koresë, Jang Tae-Shin, rezident në Athinë, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Gjatë takimit, Belortaja vlerësoi nivelin e marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve në aspektin politik dhe në atë ekonomik dhe e falënderoi ambasadorin Jang Tae-Shin për angazhimin e qeverisë koreane në lëvrimin e kredive të buta në shërbim të rrjetit të shpërndarjes dhe elektrifikimit të zonave rurale në Shqipëri si dhe për kontribute të tjera në fushat ekonomike dhe sociale.

Ndërkaq, palët në takim u theksua në mënyrë të veçantë edhe nevoja për një shfrytëzim më të plotë të potencialit ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më tej, Belortaja shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare ndaj qeverisë së Koresë, si një ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori Jang Tae-Shin shprehu angazhimin dhe vëmendjen e qeverisë së Koresë për ti konsoliduar këto marrëdhënie përmes pjesëmarrjes më të gjerë të investitorëve koreanë në Shqipëri, si dhe intensifikimit të vizitave dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›