E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bengasi rrethohet djali i Gheddafi

Djali i Gheddafi, Saadi gjendet në Bengasi i rrethuar nga manifestuesit që duan ta arrestojnë, sipas faqes së internetit të së përditshmës “Libya El Yom”.

E njëjta gazetë flet për një forcë ushtarake speciale të përbërë nga rreth 1500 ushtarë, që janë drejtuar për në qytetin lindor të vendit për të marrë Saadi dhe për ta çuar në Tripoli.

Në krye të këtyre forcave është Abdallah Al Senoussi, dhëndri i kreut të rojeve speciale të Gheddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›