E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bengazi lindin akuzat e para formale

Autoritetet federale, të cilat janë marrë me hetimin e sulmit vdekjeprurës në konsullatën e SHBA-ve në Bengazi, kanë akuzuar formalisht Ahmed Abu Khattalah, lider i milicisë libiane, që sipas zyrtarëve amerikanë besohet të jetë përfshirë në ofensivën.

Lajmi bëhet i ditur nga njerëz të informuar mbi hetimin. Akuzat e sapo formalizuara janë të parat akuza penale, të dala nga hetimet e incidentit. Hetimi i sulmit të 11 shtatorit të kaluar, ku mbeti i vrarë ambasadori Christopher Stevens dhe 3 shtetas të tjerë amerikanë, do të vazhdojë, teksa prokurorët do të përpiqen të ndërtojnë rrjedhën e ngjarjeve kundër Khattalah dhe të tjerëve, që sipas autoriteteve janë përfshirë në të. Prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, kishte premtuar ndaj ligjvënësve në Kongres, në fillim të këtij viti, se Departamenti i Drejtësisë do të bënte shumë shpejt publike veprimet e ndërmarra. Ndërkohë që përvjetori i sulmit është pak më shumë se 1 muaj larg, Departamenti i Drejtësisë është kritikuar për mungesën e progresit publik mbi këtë ngjarje. Ligjvënësit republikanë kanë kërkuar më shumë hapa agresive, sidomos nga drejtori i ri i FBI-së, James Comey. Por, njerëz të afërt me këtë çështje thanë se hetimet kanë bërë përparim të ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Akuzat e para janë formalizuar në një padi të dorëzuar në New York, sipas burimeve të kësaj çështjeje. Departamenti i Drejtësisë dhe FBI refuzuan të komentonin mbi të, pasi të dyja këto agjenci e kanë të ndaluar të diskutojnë për çështje, që janë ende në hetim e sipër dhe presin krijimin e akuzave formale. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›