E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beni8shi starti më i mirë për Chelsean

Rafael Benitez është trajneri më startin më të mirë për Chelsean pas 8 ndeshjeve të para. Trajneri spanjoll nuk shquhet për startin e tij aq të frytshëm për pikë, por është trajneri që ka shënuar më së shumti gola dhe ka pranuar më së paku gola në 8 ndeshjet e para.

Pas 8 ndeshjeve të para, Benitez me Chelsean ka arritur të shënoj 26 gola ndërsa ka pranuar vetëm 8 gola. Rafa Benitez është trajneri që i ka sjellur fitoren njëren nga fitoret më të thella në histori të skuadrës skuadrës londineze, të cilën e arriti dje ndaj Aston Villës me rezultat 8 me 0.

Nëse Chelsea deri tani kritikohej për lojërat jo aq të bukura për sy, tani kjo gjë nuk është më pasi që Chelsea po luan futboll atakues e të hapur.

Edhe tifozët e kësaj skuadrë kanë filluar të ulin mbishkrimet e tyre "Benitez Out" ndërsa është rikthyer shpresa për tituj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›