E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bënin “kërdinë” në vjedhje! Pranga 4 “skifterëve” në Fushë-Krujë, në kërkim 3 të tjerë

4 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Konkretisht janë arrestuar Gani Lamaj, Kriste Bushgjokaj, Admiral Rama. Mes të arrestuarve është dhe 24-vjeçari Aleksandër Bushgjokaj, i shpallur më parë në kërkim për 2 vepra të tjera penale.

Grupi i “skifterëve”, që përbëhej nga 7 persona ishte përgjegjës për një mori grabitjesh në Fushë-Krujë.

“Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash. Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë autoritet po vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e 3 autorëve, 22-vjeçarin G.V., 33-vjeçarin L.K. dhe F.B. po ashtu 33 vjeç./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›