E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez Mazembe Do jete e veshtire

Trajneri i Inter, Rafael Benitez, flet për kundërshtarët e skuadrës së tij në finalen që do të luhet nesër për Botërorin e Klubeve.

“Mazembe është një skuadër shumë e fortë fizikisht. Kemi parë ndeshjet e tyre në Kupën e Kampioneve të Afrikës. Është një ndeshje historike për Interin dhe për këtë kompeticion sepse për herë të parë merr pjesë në finale një ekip afrikan”, deklaroi Benitez.

Spanjolli konfirmoi mungesën e Snejder në këtë ndeshje dhe u shpreh se Maicon ka mundësi të mira të jetë në fushë nesër: “Snejder do të mungojë, por Maicon besoj se do të rekuperohet dhe do të luajë.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›