E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez ka një porosi për lojtarët e Chelseat

Rafael Benitez ka përpara vetes edhe një sfidë të vështirë me Chelsean. Kësaj radhe Benitez mund të marrë një goditje të radhës me Chelsea, për diçka që fajtori nuk është ai.

Chelsea duket pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve pavarësisht fitores që pritet të arrijë sot ndaj Nordsjaelland. Një barazim apo fitore e Juventusit ndaj Shakhtar Donetsk pritet ta eliminoj kampionin aktual evropian. Por Benitez nuk dëshiron që lojtarët e tij ta mendojnë këtë gjë duke pyetur ata publikisht për një gjë.

”A jeni të uritur për të zënë një edicion të suksesshëm? Kjo është ajo që më intereson mua nga ju. Si trajner është gjë e vështirë për të menagjuar urinë e lojtarëve. Kjo ndoshta është puna ime për të nxitur ata që të fitojnë karakterin triumfues. Janë këta djemë që arritën të shpalleshin kampion evrope andaj dua që të kujtojnë atë moment për të rimarrë veten. Mos të mendojmë asgjë tjetër në fushë,vetëm për të fituar ndeshjen. Rënia në lojë që patëm me West Hame, të jetë një shembull që nuk bën përsëritur” deklaroi Benitez./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›