E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Benz-i” merr para motorin në Fier, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në Fier ditën e sotme, pranë “Gold Center” në Fier.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spitalin e Fierit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik në këtë zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›