E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema respekton kuqezinjte Kualifikimi kalon nga Shqiperia

style=positionrelativez-index2>

Pergatiti Altin Vorpsi

Shqiperia mund te jete skuadra me e pafat e ketyre eliminatoreve pasi pervec rivaleve te forta Franca Rumania apo edhe Bosnje-Hercegovina i eshte dashur qe te beje llogarite edhe me surprizen e kesaj faze Bjellorusine. Perfaqesuesja e ketij shteti ka arritur tu marre plot kater pike gjelave te Frances duke u kandiduar keshtu per nje vend te dyte ne grupin tone. Per nje vend qe aq shume po luftojne edhe tanet. Gjithsesi sa i perket takimit qe u luajt ne Minsk duhet thene se shije te hidhur ne goje nuk u ka lene vetem pretendenteve per vendin e dyte. Nje humbje dhe nje barazim perballe skuadres se Shtanges jane shume pak per ekipin transalpin. Keta te fundit nuk kane fshehur dje tere merzine qe kane ndier pas rezultatit te barabarte qe moren me ekipin lindor. Keshtu njeri prej tyre ka qene pikerisht Karim Benzema.

I zhgenjyer

Ndihemi te frustruar dhe te zhgenjyer. Barazimi me Bjellorusine ishte nje zhgenjim i madh qe na i ka nderlikuar gjerat. Tashme duhet te fitojme ndaj Shqiperise e cila eshte nje ndeshje e veshtire ne radhe. Deklarata ka ardhur nje dite me pare nga sulmuesi i ekipit te Frances Karim Benzema. Qendersulmuesi i Realit ne te perditshmen franceze parolesdefoot eshte shprehur se dy ndeshjet e radhes me ekipin tone kombetar dhe kombetaren rumune nuk do te jene aspak te lehta per kualifikimin e gjelave.

Takim me vlera

Sipas numrit nente te transalpineve gjithcka do te luhet tashme ne Shqiperi. Per kete ndeshje pohon ai i tere ekipi eshte perqendruar totalisht ne kete ndeshje per te mos bere blofin e radhes ashtu si ne ate te tere diteve me pare ne Minsk. do ndeshje eshte nje sfide e re per ekipin tone. Duhet te fitojme patjeter me Shqiperine e Rumanine ne dy ndeshjet e radhes ndeshje te cilat nuk na paraqiten aspak te lehta - ka pohuar gjate intervistes se tij per parolesdefoot Benzema.

Barazimi ndaj Bjellorusise

Jemi te zhgenjyer por te mos harrojme se kishim perpara nje ekip ne forme te larte fizike. Gje qe tek ne nuk ishte e njejte per te gjithe lojtaret - tha Benzema duke iu referuar ndeshjes me Bjellorusine. Me tej sulmuesi francez kthen faqe dhe flet me optimizem per te ardhmen Ekipeve te tilla ne forme fizike duhet tu kunderpergjigjesh me te njejten forme. Shpresojme te bejme nje gje te tille me Shqiperine ku jemi shume optimiste per nje fitore per te qene te qete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›