Benzema shkelqen Milani zhgenjen

Befasia e xhiros se fundit te fazes grupore te Liges se Kampioneve pa asnje dyshim eshte skuadra e Milanit e cila ka pesuar disfate ne San Siro me rezultat 2-0 nga Ajaxi perderisa nga ana tjeter Karim Benzema i vetmuar mposhti Auxerre te dy keto ndeshje pa asnje rendesi.
Ishte pritur qe Jose Mourinho te pushoje disa prej futbollisteve te tij kryesore mirepo pos Iker Casillasit dhe Mesut Ozilit te gjithe lojtaret e tjere te Los Blancos u paraqiten.
Fillimisht rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema me nje gol me koke te realizuar pas asistimit fantastik nga Cristiano Ronaldo 12.
Ne pjesen e dyte u konfirmua fitorja e Realit. Cristiano Ronaldo me nje goditje te pandalshme 50 e dyfishoi epersine para se Karim Benzema 50 dhe 88 ta regjistroje hettrikun e tij te pare kete sezon qe e vendosi dhe rezultatin perfundimtar te sfides prej 4-0.
Nga ana tjeter Massimilano Allegri vendosi qe Zlatan Ibrahimovici te pushonte ashtu si disa lojtare te tjere te rendesishem. U paraqit Ronaldinho i cili tregoi forme relativisht te mire por ne fund holandezet permbyllen me fitore fushaten e tyre ne garen me prestigjioze evropiane Ligen e Kampioneve.
Ne pjesen e pare gola nuk pati por Ajaxi ishte ekipi dominues dhe ishte ne pikepyetje vetem koha kur do te realizonin holandezet. Demy de Zeeuw kaloi ne epersi Ajaxin 57 per ta detyruar Allegrin ta fuse ne loje Ibren.
Inkuadrimi i suedezit vetem sa i motivoi mysafiret te cilet e permbyllen ndeshjen ne te mire te tyre me ane te Toby Alderweireld i cili e vuri rezultatin perfundimtar prej 2-0.
Real Madridi e siguroi kualifikimin nje xhiro me pare ndersa del si lider nga Grupi G me 16 pike. Milani siguroi poziten e dyte me tete pike ndersa Ajaxi luan ne Europa League me shtate piket e tubuara dhe vendin e trete. Milani ne fazen e eliminimit direkt mund te kete pune me Barcelonen ose Arsenalin.