E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, plagosen dy gjermanë

BEOGRAD- Policia serbe ka arrestuar Kristian Zivanovic nën akuzat se ka plagosur dy shtetas gjermanë.

Një nga viktimat, Dominc Miller, gjendet në spital me plagë të rënda të shkaktuara me thikë, derisa personi i dytë i moshës së mitur, P. R., ka marrë lëndime të lehta.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Beograd, në afërsi të Ada Ciganlija.

I dyshuar për plagosjen e gjermanëve, Zivanovic, është 18 vjeçar nga Beogradi. Ai është dërguar në paraburgim dhe pritët që nesër të dalë para gjyqit.

Sulmet ndaj të huajve kanë njohur rritje gjatë muajve të fundit në Serbi.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›