E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi dorezon Karaxhicin

BEOGRAD - Lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, i kerkuar per planifikimin e krimeve me te renda te luftes qe nga Holokausti, eshte arrestuar pas rreth 13 vjetesh ne arrati. Karaxhic ne Beograd ka shfrytezuar identitet dhe dokumente te rreme, nen emrin Dragan Dabic. "Ai eshte paraqitur ne vendet publike dhe ka punuar ne nje klinike private mjekesore", - ka deklaruar dje kryetari i Keshillit Kombetar te Serbise per bashkepunim me Tribunalin e Hages, Rasim Lajic. Ne nje konference per media, Lajic u ka treguar gazetareve fotografine e Karaxhicit, me floke dhe mjeker te thinjur dhe te gjate, si dhe syze. Lajic ka sqaruar se Karaxhic eshte zbuluar gjate percjelljes se nje grupi njerezish, per te cilet eshte supozuar se e ndihmojne Ratko Mlladicin.

Ne Bosnje lajmi ka shkaktuar reagim te menjehershem. Njerezit kremtuan neper rruge ne Sarajeve dhe ne qytetet tjera. Drejtuesi i presidences trepaleshe, Haris Silajxhic, pershendeti arrestimin. "Drejtesia ishte e ngadalshme, por me ne fund u arrit. Ratko Mlladic eshte ende ne liri. Isha shume skeptik rreth arrestimit te te dyve, por tani me duhet te them se jam i sigurt se edhe Mlladici do te arrestohet dhe te gjykohet per krime ne Srebrenice", tha Silajxhic.

Arrestimi

Radovan Karaxhic, njeri nder te kerkuarit kryesor te Tribunalit te Hages, per krime gjate luftes ne Bosnje, ne vitet 1992-1995, eshte arrestuar te premten ne nje aksion te sherbimeve serbe te sigurise. Ai u kap ne Beograd dhe eshte marre ne pyetje nga gjykatesit, si hap i pare drejte ekstradimit ne Hage. Karaxhic eshte nder te kerkuarit kryesore te Tribunalit te Hages per krime gjate luftes ne Bosnje, ne vitet 1992-'95. Presidenti i Serbise, Boris Tadic, permes nje komunikate njoftoi se Karaxhici eshte arrestuar "ne aksionin e sherbimeve serbe te sigurise". Nderkohe, ministri serb, pergjegjes per bashkepunim me Hagen, Rasim Lajic, dje dha vetem disa detaje rreth arrestimit. "Karaxhici ka perdorur identitet tjeter dhe dokumente me emrin Dragan Dabic. Ai nuk ka qene shtetas i Serbise dhe ka qene shume bindes ne fshehjen e identitetit", tha Lajic. Sipas zyrtareve, 63-vjecari Karaxhic ka punuar ne nje klinike private ne Beograd, ku eshte marre me mjekesi alternative. Ne fotografine e publikuar nga zyrtaret, ai duket me mjeker te gjate dhe plotesisht i thinjur. Mediat serbe sjellin edhe informacione, sipas te cilave, Dabic ne disa raste ka mbajtur edhe ligjerata ne publik.

Reagon Prishtina

Arrestimi i te akuzuarit per gjenocid, krime kunder njerezimit dhe krime lufte, Radovan Karaxhicit, eshte proces i vonuar qe eshte dashur te behet vite me pare dhe eshte nje hap i Qeverise se Serbise ne perpjekje per ta zbehur viziten e suksesshme te Presidentit dhe Kryeministrit te Kosoves ne Uashington, kane vleresuar sot perfaqesues te institucioneve dhe partive politike ne Republiken e Kosoves. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaroi se ky eshte nje proces i vonuar. Por, sipas tij, institucionet e Kosoves perkrahin cdo burgosje te njerezve qe kane bere krime. Ndersa, nenkryetari i AAK, Naim Maloku, arrestimin e Karaxhicit e lidh me mesazhet e presidentit amerikan per Kosoven ne Uashington.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›