E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beqaj me pranga në duar në komision, ish-ministri i Shëndetësisë dëshmon për “Sterilizimin”

Me pranga në duar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zbriti nga furgoni i policisë,  pasi la qelinë këtë të martë për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi.

Ish-ministri u përpoq të fshihte prangat përpara kamerave duke mbuluar duart me xhup.

Beqaj mori miratimin e drejtorisë së burgjeve për të dëshmuar në Kuvend.

Ndërsa një ditë më parë dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i paraburgosur me kërkesë të SPAK, më parë ka dëshmuar në komision edhe Klodian Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë.

Komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi e mbyll mandatin të enjten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›