E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Bizneset detyrohen të japin ryshfet qeveritarëve

“Rreth 60 % e firmave shqiptare kanë deklaruar se duhet të paguajnë ryshfet për të mbaruar punë, ndërsa rreth 40 % e firmave deklarojnë se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillim. Nëse në vitin 2005 ryshfetet rrisnin kostot e produkteve e të shërbimeve me 2.5 %, në vitin 2008 rryshfetet rrisin kostot e produkteve dhe shërbimeve me 5.8 %.”, theksoi ai.

Sipas tij, “shifra e parave që shkon në xhepat e oborrtarëve të babëzitur është rritur me 230 % nën qeverisjen e Sali Berishës. Kjo do të thotë se shqiptarët po vidhen me fatura marramendëse nga "duart e pastra". Shqetësim tjetër sipas opozitës, janë edhe prokurimet publike, duke theksuar se pavarësisht arritjeve siç dëshmon kryeministri në këtë drejtim, firmat nuk marrin vesh se kush ka konkurruar dhe çfarë ofertash tekniko-ekonomike janë paraqitur.

“Të bësh biznes në Shqipëri është tashmë e papërballueshme. Sali Berisha ka arritur me zotësi të krijojë një rrjet të posaçëm korruptiv, të drejtuar nga njerëz të besuar të tij, shpeshherë anëtarë të familjes, të cilët kanë vetëm një objektiv: vjedhjen e parave në çdo hallkë ku biznesi takohet me shtetin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›