E Martë, 3 Nëntor 2026

Berat- Eduart Dingo tentoi të vrasë ish-kunatin, publikohen pamjet e goditjes me makinë

56-vjeçari Eduart Dingo, u arrestua të hënën nga Inpektorët e Krimeve Berat, me akuzën se ka tentuar për të vrarë ish- burrin e motrës, duke e goditur atë me makinë.

I dëmtuari, Jani Vasiliu dhe Dingo mësohet se kanë pasur prej kohësh konflikte pronësie të vaszhdueshme me njëri- tjetrin, pasi janë edhe komshinj.

Nga një video e kamerave të sigurisë duket qartë se Dingo e godet fuqishëm me mjetin e tij ish- kunatin, i cili ishte duke punuar në oborrin e banesës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›