E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat 26-vjecari plagos te atin

Krimi në familje për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në qytetin e Beratit. Një 26-vjeçar ka qëlluar me thikë babain e tij duke e plagosur atë.

Aleko Pisku, banor i lagjes “30 Dhjetori” në orët e para të mëngjesit mësohet se është qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nga djali i tij.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku mori ndihmën e parë mjekësore, e më pas është drejtuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa raporton se në pranga ka përfunduar autori i sulmit, Hajdar Pisku. Dyshimet e para janë se 26-vjeçari ka qëlluar të atin pas një debati për motive të dobëta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›