E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berat Gjimshiti: Ëndrra amerikane vazhdon, në Serbi një performancë fantastike!

Njëri prej protagonistëve të Shqipërisë në dekadën e fundit siç është Berat Gjimshiti e konsideroi triumfin në Leskovac si një arritje të madhe. “Ëndrra e Botërorit vazhdon, për ne kjo ka shumë rëndësi pasi ka ardhur si pasojë e një paraqitjeje fantastike”, tha Gjimshiti.

“Kemi bërë maksimumin duke limituar një ekip si Serbia që të krijonte shumë pak raste. Të gjithë e dinë se sa lojtarë cilësorë luajnë për ekipin rival”, komentoi më tej mbrojtësi i Atalanta-s.

Sa i përket objektivit final,  Gjimshiti u tregua realist duke thënë se vendi i parë ishte shumë i vështirë për tu arritur për kuqezinjtë, por theksoi se skuadra ka nisur që të mendojë për fazën e “play-off”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›