E Martë, 3 Nëntor 2026

“Berat, mundeni Serbinë”! Kërkesa nga Bujanoci për kapitenin e Kombëtares

Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë, Berat Gjimshiti ndaloi në vendlindjen e prindërve, në Luginën e Preshevës.

Aty kapiteni kuqezi u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Në hyrje, ylli i Kombëtares mori buqetë me lule nga një vajzë e veshur me kostum tradicional shqiptar.

Në takimin formal, përveç dorëzimit të pllakatës së mirënjohjes, Pajaziti kishte edhe një porosi për Gjimshitin.

Pajaziti: Me respekt të veçantë nga qytetarët e Komunës së Bujanocit, mirënjohje për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

Gjimshiti: Shumë faleminderit.

Pajaziti: Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë.

Gjimshiti: Me kismet.

Pajaziti: Të mundim Serbinë.

Gjimshiti: Do Zoti.

Pas kësaj vizite të shkurtër, Berat Gjimshiti do të paraqitet nën urdhërat e trajnerit Sylvinho.

Edhe pse grumbullimi nuk ka nisur zyrtarisht, një pjesë e lojtarëve kuqezi po stërviten në Durrës për të qenë gati më 7 Qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›