E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, rrëzohet një helikopter në fshatin Tërpan

Një helikopter që shërbente për transportimin e materialeve të naftës është rrëzuar sot në një zonë malore në Berat.

Helikopteri Gotec SPA, i një kompanie italiane, i cili shërbente për transportin e materialeve të naftës është rrëzuar pranë fshatit Tërpan.

Për pasojë është plagosur lehtë piloti italian i cili është transportuar për në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Mësohet se ai është rrëzuar në momentin kur ishte duke u ulur në tokë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›