E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, sekuestrohen 65 kg kanabis

Policia e Beratit ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 65 kilogramë kanabis statva, e cila ishte destinuar drejt Tiranës, nderkohë që ka vënë në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë.

Sasia e drogës është sekuestruar në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore. U ndaluan shtetasit Vladimir Shkëmbi, 33 vjeç nga çorovoda, Asllan Fetiu, 22 vjeç nga Berati, si dhe Alket Canka, 38 vjeç, banues në fshatin Miçan të rrethit të Përmetit.

Droga është transportuar nga fshati Miçan i Përmetit drejt Tiranës per t’u shitur. Policia po heton për mundësinë e një rrjeti të mirëorganizuar në këtë linjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›